Luani nga shtëpia dhe fitoni çmime në tournament-in online, Telekom Legends

Posted by Telekom Legends May 15, 2020 in ESPORTS

Telekom Legends është një tournament i organizuar nga GameON në bashkëpunim me Telekom Abania

Telekom Legends është një iniciativë e nisur nga Telekom Albania dhe GameON Albania me qëllimin e krijimit të një skene kompetitive për esports dhe gaming me audiencën shqiptare. Ky është turneu i parë i Telekom Legends, ku pjesëmarrësit do të marrin pjesë në 8 tournament-e të ndryshme për lojëra në platforma mobile, pc dhe konsola. Turnetë do të zhvillohen në tetë fundjava njëra pas tjetrës, ku nëse triumfoni, do të përfitoni nga çmimet fantastike që ne kemi vendosur për ju.

Disa nga lojërat kryesore që do të luani janë; CS:GO, League of Legends, FIFA 20, Fortnite e shumë lojëra të tjera, kështu që nuk besojmë se kemi lënë shumë vend për ankesa sa i përket lojërave të përfshira. E pra, nëse je një gamer ose fanatik i videolojërave, Telekom Legends është turneu tek i cili duhet të jeni pjesë. Sigurohuni të merrni informacionin e duhur në website-in e Telekom Legends dhe paçi fat në tournament!